Hipokrizia e VV-së: Në video lartësohet flamuri, në sfond dëgjohet fjalimi i Kurtit ku e kishte përdhosur flamurin “lara-lara” - NACIONALE

Hipokrizia e VV-së: Në video lartësohet flamuri, në sfond dëgjohet fjalimi i Kurtit ku e kishte përdhosur flamurin “lara-lara”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje dje ka publikuar një video ku ka paraqitur veprimet e institucioneve të Kosovës për të shtrirë sovranitetin e Republikës së Kosovës në veri. Përveç aksioneve policore, në këtë video është përfshirë edhe vizita e fundit e kryeministri Albin Kurti në veri dhe kalimi i tij mbi urën e Ibrit, e cila ende nuk është hapur për makina.

Video, e cila po konsiderohet si elektorale, përfshinë edhe shumë kontradikta dhe hipokrizi brenda saj.

Gjatë terë videos 1 minutë e 32 sekonda, në sfond dëgjohet nja fjalim i zjarrtë i liderit të VV-së, ku flet për guximin qytetar.

Bëhet fjalë për fjalimin e Kurtit, të cilin e kishte mbajtur më 28 Nëntor 2015, në protestën e opozitës së kohës kundër Demarkacionit dhe “Zajednicës”.

Më atë kohë Kurti fshihej nga Policia e Kosovës, sepse kishte fletë-arrest.

Në skenën e manifestimit në fjalë, Kurti kishte dalë pa paralajmërim dhe kishte mbajtur një fjalim të gjatë, një pjesë e të cilit jepet në videon e publikuar dje nga VV-ja.

Fjalimi në fjalë, është prej fjalimeve më fyese për flamurin e Republikës së Kosovës.

Derisa në video jepet sekuenca e ngritjes së flamurit të Kosovës në njërën nga katër komunat veriore, në sfond dëgjohet pjesa e fundit të fjalimit të Kurtit.

Por, pjesa e parë e këtij fjalimi, është prej fyerjeve më të rënda që i është bërë këtij simboli shtetëror.

Aty Kurti thotë se ai flamur është nxjerr nga strajca e tregtarëve dhe është “lara-lara”.

Sipas tij, më këtë flamur Republika e Kosovës kurrë nuk do të mund të ec përpara.

Vetëm me këtë flamurin kombëtar shqiptarë Republika jonë mund të ecë përpara, vetëm me këtë flamurin e kuq me shkabën e zezë krenare n'mes ne mund të avancojmë e mund t'përparojmë në të ardhmen tonë edhe më fuqishëm se n'historinë tonë. Por, kursesi nuk mund të ecim përpara me atë flamurin lara-lara që e kanë nxjerur nga strajca k'ta tregtarë flamujsh që e uzurpuan pushtetin, që e uzurpuan shtetin, për t'u pasuruar vetë e për ta ndihmuar Serbinë. Ne nuk mund ta tradhëtojmë atë që jemi, dhe ne duhet ta bëjmë atë që duam ta kemi”, kishte thënë Kurti.

Problem tjetër i videos në fjalë është përfshirja e dy policëve të Kosovës, të cilët janë vrarë në veri gjatë aksioneve që kanë pasur për qëllim shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në atë pjesë të vendit.

Derisa dëgjohet fjalimi i Kurtit, ku flet për guxim qytetar, në video shfaqet rreshteri Afrim Bunjaku, i cili është vrarë më 24 shtator në Banjëskë të Zveçanit nga grupi terrorist i Milan Radoiçiqit.

Më pas, në video shfaqet edhe pamja e kryeministrit duke bërë homazhe tek vendi ku më 26 korrik 2016 është vrarë polici Enver Zymeri.

Ky i fundit është vrarë në aksionin e policisë së Kosovës për t`i vendosur pika doganore të Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak. Përfshirja e dy policëve të vrarë në një spot partiak ka nxitur kritika të shumta.

Hipokrizia e kësaj video propagandistike nuk përfundon këtu.

Derisa aty shfaqet kryetari e Leposaviqit, Lulzim Hetimi, dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, aty mungojnë kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilat janë nga Partia Demokratike e Kosovës. Ndonëse edhe Ilir Peci e Izmi Zeqiri në maj të vitit të kaluar ishin dërguar me polici në dy komunat verior, ata nuk shfaqen fare në videon e VV-së.

Lajme të ngjashme