“Hipokrizia” e opozitës me Martin Berishajn: Miqësor në intervistime, të ashpër në deklarime - NACIONALE

“Hipokrizia” e opozitës me Martin Berishajn: Miqësor në intervistime, të ashpër në deklarime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit të mediave sllovene për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një afër korruptive prej 100 milinësh, opozita po tregohet e ashpër ndaj diplomatit të Kosovës.

Përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së kanë kërkuar shkarkimin e tij dhe kanë ftuar institucionet e drejtësisë që të nisin hetimet.

Por, zyrtarët e këtyre dy partive nuk ishin treguar kaq të ashpër me ambasadorin Berishaj, kur ky i fundit në nëntor të vitit të kaluar kishte raportuar në Komisionin hetimor për energji.

Gjatë intervistimit në këtë komision, deputetët e PDK-së dhe LDK-së ishin treguar të but dhe tejet miqësor me diplomatin e Kosovës.
Berishaj ishte përshëndetur ngrohtësisht me deputetin e PDK-së Abelard Tahiri dhe deputetët e DK-së, Besian Mustafa e Driton Selmanaj.

Këta të fundit e kishin kursyer ambasador edhe nga shumë pyetje të vështira.

Para nisje se intervistimit, Berishaj e kishte pyetur deputetin e PDK-së për Hashim Thaçin dhe Kadri Vesin, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë.

“A keni fol me ata burra”, kishte pyetur Berishaj Abelard Tahirin.

Pyetje miqësore kishte edhe për kryetarin e Komisionit, Driton Selmanajn.

“Si po ju shkojnë punët? Si është nusja?”, e pyeti Berisha, Selmanajn.

Ashtu siç kishe filluar intervistimi edhe kishte përfunduar, me përshëndetje të ngrohta.

Opozita tani po tregohet më e ashpër

Raportimi i gazetës sllovene “Prava”, që përfshinë ambasadorin Berishaj në skandalin 100 milionë euro, ka aktivizuar sërish opozitën.

Ata kanë kërkuar që Prokuroria e Kosovës të nisë hetime ndaj këtij skandali.

Në një konferencë për media, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të deklarohet nëse u financua fushata e tij nga skandalit i 100 milionë eurove i ambasadorit Martin Berishaj.

“Sipas gazetës, dyshohet se Martin Berishaj, është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin MB Consulting dhe ku aty madje theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr para të thata nga llogaritë bankare të kompanisë së tij mbi 600 mijë euro në vitin 2019-2020”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se kryeministri nuk duhet të heshtë ndaj kësa çështje.

“Prandaj, LDK-ja kërkon që këto dyshime shqetësuese që rëndojnë mbi imazhin e kryeministrit të Kosovës të adresohen menjëherë nga Qeveria Kurti se a janë të vërteta deklarimet e hulumtimet e gazetës sllovene”, ka thënë Tahiri.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj raportimit të gazetës “Prava”.

“Përmasat e skandalit të Ambasadorit Martin Berishaj me mafinë energjetike, tashmë kanë marrë rrugë dhe po shkojnë në një drejtim të vetëm - zyrën e Kryeministrit Albin Kurti. Përkundër se ky skandal, tash nuk është më vetëm çështje përgjegjësie juridike e penale por edhe degradim i shtetit të Kosovës, Martin Berishaj vazhdon të shërbej si ambasador”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka vlerësuar se Berishaj nuk po shkarkohet vetëm për shkak të miqësisë që ka me kryeministrin Kurti.

“Është e qartë se këtë qëndrim të padinjitetshëm në pozitë, ia siguron miku i tij Albin Kurti, emëruesi i përbashkët i miqësisë të së cilëve është GEN-i dhe mafia energjetike e Ballkanit, në kurriz të taksapaguesve të Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Çka raporti gazeta “Prava”

Gazeta e njohur sllovene "Prava" ka botuar një artikull të gjatë, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë sllovene GEN-I. Sipas gazetën "Prava", dyshohet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin "MB Consulting". Madje, aty theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr 600 mijë euro para të thata (cash) në vitet 2019 dhe 2020.

Në shkrim përmendet edhe Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mbi të cilin hidhen dyshime se është financuar nga paratë e filialit të GEN-it në Tiranë, ku janë transferuar 14 milionë euro.
Tutje, “Prava” shkruan se dyshohet që paratë e GEN-It në Tiranë janë përdorur për të financuar fushatën e Kurtit.

Në hulumtimit e titulluar "Si e paguan Martin Berishajn nga kompania sllovene GEN-I! Ku përfunduan gati 100 milionë euro", theksohet se ambasadori i Kosovës ka përfituar qindra mijëra euro në mënyrë të dyshimtë. Në fakt, gazeta shkruan se nëpërmjet operacioneve akrobatike të kontabilitetit, kompania sllovene GEN-I me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë kanë mbuluar gjurmet e gati 100 milionë eurove.

Nga këto 100 milionë euro, për të cilat raporton Prava, 60 milionë janë transferuar në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa miliona të tjera në filialin e GEN-It në Beograd e Tiranë.

"Kujtojmë që Berisha ka bërë disa tërheqje të parave cash në vitin 2019 dhe 2020 në shumën totale prej më shumë se 600 mijë euro, aq sa ka fituar Berishaj në kompaninë e tij MB Consulting gjatë këtyre dy viteve." - shkruan Prava, transmeton Nacionale.

Gazeta Nacionale kishte raportuar më herët se si ishin hapur hetime nga Prokuroria për mos-deklarim pasurie nga ana e Martin Berishajt.

Në këtë skandal financiar raportohet të kenë qenë rreth gjysmë milioni euro në kesh, të cilat ishin tërhequr nga ana e tij. Berishaj i kishte mohuar përgjithësisht akuzat, duke shqyrtuar edhe padinë ndaj televizionit slloven Planet TV, por megjithatë pa u marrë specifikisht me akuzat që rëndonin mbi të.

Berishaj ishte zbuluar përmes kompanisë së tij MB Consulting se kishte marrë para nga dega e GEN-it në Beograd.

Lajme të ngjashme