Hill: Herët të thuhet se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pasuksesshëm - NACIONALE

Hill: Herët të thuhet se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pasuksesshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, thotë se është shumë herët të thuhet se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i pasuksesshëm.

Hill në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), u shpreh se nuk e priste suksesin e plotë nga takimet e djeshme në Bruksel, por se pritja e tij ishte kthimi në tryezën e bisedimeve.

"Tani duhet të shohim [vazhdimin]", tha ai.

Diplomati amerikan tha se synimi i dialogut, është një zgjidhje politike që pret “dhënie e marrje” nga të dyja palët.

"A mund të arrijmë një situatë ku serbët në Kosovë të ndihen rehat dhe të kenë një lloj Asociacioni të Komunave me shumicë serbe. Dhe së dyti, a mund të arrijë Prishtina atë që dëshiron, që është një rrugë e qartë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare", tha Hill.

Ai mendon se sulmi i armatosur ndaj policisë së Kosovës në Banjskë është pengesë e madhe për negociatat në Bruksel.

Hill ka bërë të ditur se SHBA-ja është duke i monitoruar nga afër hetimet në Beograd dhe Prishtinë

"Fokusi është të zbulohet saktësisht se çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës. Dhe së fundi, të krijohen rrethana, ku kjo nuk mund të ndodhë më", theksoi ambasadori amerikan.

Lajme të ngjashme