Heshtja shurdhuese e Shqipe Selimit për protestën kundër Speciales dhe reagimi shpërthyes ndaj Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

Heshtja shurdhuese e Shqipe Selimit për protestën kundër Speciales dhe reagimi shpërthyes ndaj Gjykatës Kushtetuese

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, reagoi pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese doli me vendim për konstituimin e Kuvendit.

Ajo kundërshtoi vendimin duke thënë se Gjykata e ka shkelur Kushtetutën.

“Prej nga shpiku Gjykata Kushtetuese këtë për tri tentime? Pse jo katër? Pse jo dy? Pse jo vetëm një? Ky është rishkrim i kushtetutës. Pra, Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën”, tha ajo.

Megjithatë, vetëm një ditë përpara, deputeten e VV-së e kaploi një heshtje shurdhuese.

Ajo nuk e tha asnjë fjalë për protestën kundër Gjykatës Speciale.

Edhe duke qenë bashkëshortja e Rexhep Selimit, ajo ishte e vetmja familjare e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, që nuk ishte në protestë.

Madje, nuk e tha asnjë fjalë të vetme.

Lajme të ngjashme