Heqja e idhëzes kryhet në QKUK me laparaskop që nga viti 2004 - NACIONALE

Heqja e idhëzes kryhet në QKUK me laparaskop që nga viti 2004

3 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

Të gjithë kirurgët e QKUK-së përmes një intervenimi krejtësisht të thjeshtë mund ta kryejnë heqjen e tëmshit e njohur ndryshe si heqja e idhëzës. Ky lloj intervenimi kryhet me laparaskop në Klinikën Abdominale dhe pa pasur nevojë që të bëhet hapja e abdomenit, shkruan Nacionale.

E ky intervenim që nga viti 2004 kryhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por pavarësisht kësaj, presidentja e vendit, një intervenim të tillë ka vendosur që ta kryejë në njërin nga spitalet private në vend.

Bëhet fjalë për spitalin ‘Aloka’ në Prishtinë i cili është në pronësi të kirurgut Halit Maloku.

Por nga zyra e Presidentës Osmani, mbrëmë pak pas mesnatës në një njoftim të shkurtër për mediat kanë bërë të ditur rreth intervenimit kirurgjik të presidents pa treguar se kush ka qenë mjeku që e ka operuar.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet në njoftim.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vazhdon të jetë e shtrirë në spitalin privat "Aloka" pas intervenimit kirurgjik që e pati të martën mbrëma në këtë spital.

Çka raportoi Nacionalja?

Kujtojmë se ishte Gazeta Nacionale ajo që, duke u thërritur në burimet e saj, raportoi për shtrirjen e Vjosa Osmanit në spitalin privat "Aloka".

Veç kësaj, Nacionale e telefonoi edhe drejtorin e këtij spitali privat, Halit Maloku. Ky i fundit para pak kohësh nuk e ka pohuar e as mohuar praninë e Osmanit në spitalin ku ai e ushtron detyrën e drejtorit.

Nacionale, përmes burimeve, kishte mësuar se presidentja e vendit Vjosa Osmani ishte shtrirë në spital, gjë kjo më pas e konfirmuar nga gazetarët që kanë shkuar në spitalin e përmendur.

Nacionale Facebook

Lajme të ngjashme