Hekuran Murati tenton të bëhet "funny": I shkruan disa fjalë anglisht për Lumir Abdixhikun - NACIONALE

Hekuran Murati tenton të bëhet "funny": I shkruan disa fjalë anglisht për Lumir Abdixhikun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuram Murati, ka sulmuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit tha se kursimet pensionale po humbasin vlerën e miliona eurove. Murati thumboi Abdixikun në anglisht duke shkruar: "Më thuaj se nuk di asgjë për tregjet financiare, pa më thënë se nuk di asgjë për tregjet financiare, Lumir."

Ai ka reaguar ndaj pretendimeve të deputetit Lumir Abdixhiku mbi performancën e Trustit, duke thënë se performanca në afatshkurtër është më tepër rezultat i luhatjeve në treg sesa vendimmarrjes së bordit.

"Normalisht që nëse dikush e shikon në afatshkurtë, kështu siç po bën deputeti Abdixhiku, edhe mund të vijë në përfundim se, me bord performanca është gati 5-fish më e dobët sesa pa bord. Por çdokush që merr pak erë në këtë fushë e din se performanca në afatshkurtë është më tepër rezultat i luhatjeve në treg, sesa që është rezultat i vendimmarrjes apo mosvendimmarrjes së bordit." - ka thënë ministri Murati mes tjerash.

Lajme të ngjashme