Hekuran Murati ia kthen Limajt: Kur të bëhen 60, është më lehtë të bëhen 61 vota - NACIONALE

Hekuran Murati ia kthen Limajt: Kur të bëhen 60, është më lehtë të bëhen 61 vota

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti Hekuran Murati ka reaguar pas deklaratës së Fatmir Limajt për numrat për qeverinë e Kuvendin.

Ai ka thënë se sikur Limaj t’i jepte votat e të bëheshin 60, më lehtë do të ishte të bëhen 61.

“E dëgjuat kryesuesin që na ftoi nesër në orën 14:00. Po besoj që është shanse që duhet shfrytëzuar, nga të gjithë deputetët, t’i hapet rruga konstituimit të Kuvendit, të procedojmë tutje me afatet për formimin e qeverisë. Çfarë ndodh më pas, jemi në territor të pashkelur juridikisht. Ne kemi ofruar edhe marrëveshjet politike, por u takon palëve të tjera, të bëjnë lëvizje, ne si fitues kemi bërë lëvizje. Konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve. Çdo votë për, na ofron drejt qëllimit. Secili subjekt ta kryejë obligimin kushtetues. Po që afrohemi te numri 60, afrohemi pa problem te 61”, tha Murati.

Lajme të ngjashme