Hazma viziton një kompani në Ferizaj: Çdokush që krijon vende pune në Kosovë, qeverinë time do ta ketë partnere
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Haza, ka vizituar kompaninë OM Grup.
Ai ka thënë se çdo prodhues dhe çdokush që krijon vende pune në Kosovë “qeverinë time do ta ketë partnere”
“Me mua kryeministër, asnjë qytetar, asnjë punëtor, në asnjë rrethanë, nuk do të lihet i vetmuar në përballje me problemet e përditshme të jetesës dhe nuk do të ndjehet i braktisur nga shteti i tij.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i tij:
Çdo prodhues, çdo ndërmarrës, çdokush që krijon vende pune në Kosovë, qeverinë time do ta ketë partnere. Ne do të punojmë pareshtur në krijimin e mundësive për familjet, fuqizimin e bizneseve dhe përmirësimin e kushteve dhe pagave për secilin punëtor. Këtë ua thash edhe punëtorëve në OM Group në Ferizaj. Me reforma që forcojnë barazinë dhe përmirësojnë standardin jetësor, ne do t’i përgjigjemi kërkesave të tregut dhe përmes Fondit të Papunësisë do të ofrojmë mbështetje edhe për punëtorët që i humbin vendet e tyre të punës. Me mua kryeministër, asnjë qytetar, asnjë punëtor, në asnjë rrethanë, nuk do të lihet i vetmuar në përballje me problemet e përditshme të jetesës dhe nuk do të ndjehet i braktisur nga shteti i tij.
#MaMirë për punëtorët. #MaMirë për ekonominë. #MaMirë për Kosovën.