Hazma takon pemtarët e Kovragës së Istogu: Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre - NACIONALE

Hazma takon pemtarët e Kovragës së Istogu: Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza ka takuar pemtarët e Kovragës së Istogut.

Hamza ka thënë se “do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre”.

Shkrimi i tij:

I rrethuar nga pemëtarët e vyeshëm të Kovragës së Istogut, shembuj të jashtëzakonshëm të suksesit.

Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre. Me grante investive, subvencione, qasje më të lehtë në financa, mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse, do t’i mbështesim në punë. Ndërsa, me masa parandaluese dhe sigurime bujqësore, do ta mbrojmë prodhimtarinë e tyre.

Bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë.

Kosova mundet ma mirë për bujqësinë.

#MaMirë #PDK131

Lajme të ngjashme