Haziri: Vendimi i Qeverisë Kurti ia qet hijen e zezë Kosovës - NACIONALE

Haziri: Vendimi i Qeverisë Kurti ia qet hijen e zezë Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pezullimin e lincnesës së Klan Kosovës e ka quajtur si vendimin më të turpshëm pasluftës.

Sipas Hazirit, ky vendim është marrë për t’i frikësuar gazetarët dhe mediat tjera. Ai ka vlerësuar se ky vendim do t’ia qet hijen e zezë Kosovës.

Albin Kurti i 'ndryshimeve' vërtet po e ndryshon vendin, por për të keq. Qeveria Kurti sot mori vendimin më të turpshëm në historinë e Kosovës së pasluftës për ta mbyllur njërin prej televizioneve më të mëdha e më profesionale në vend, Klan Kosova”, ka shkruar Haziri.

Ky vendim, përpos që përkthehet si sulm direkt ndaj lirisë së shprehjes e përpjekje e ulët për t’i disiplinuar gazetarët, ia qet hijen e zezë Kosovës në botë. Kosovarët janë popull evropian, por fatkeqësia më e madhe është se kanë qeverisje aziatike”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka shprehur mbeshtetjen për mediumin Klan Kosova.

Në mbështetje të Klan Kosovës dhe secilit medium të lirë e të pavarur të Kosovës. Mediat kanë gjithmonë të drejtë. Kot e keni

Po e riktheksoj se dikush ka vdekur për këtë Republikë, për këtë Liri e për këtë Demokraci, që i ndërtuam me shumë mund e sakrifica, personale e familjare. Dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës. Shtrohet pyetja, çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme