Haziri thotë se LDK-ja nuk shkon në takimet e VV-së: S’kemi nevojë t’i shkojmë askujt në takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të shkojë në takim me VV-në nëse kjo e fundit e fton në lidhje me zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai ka bërë me dije se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim dhe nuk ka nevojë të i shkojë askujt në takim.
Sipas tij, nga këto takime nuk sheh asnjë qëllim.
“Nuk kemi parë qëllim për t’u takuar sa për t’u parë. Qëndrimi i LDK-së nga debati është konfirmuar dhe i njëjti. Meqë s’kemi ndërruar qëndrim politik, s’kemi nevojë t’i shkojmë askujt në takim e as të ndihemi të përdorur. Ky qëndrim politik është zbardhur dhe konfirmuar nga z.Abdixhiku. Ne nuk shohim asnjë qëllim”, është shprehur Haziri për KTV-në.