Haziri: Shpallja e Pavarësisë ishte planifikuar më herët, u shtye për shkak të Hashim Thaçit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke komentuar kujtimet e tij të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë se ky moment historik është dashur të ndodhë në vitin 2007, mirëpo ai thotë se u shtye nga PDK dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
Haziri tha në T7 se PDK kërkoi zgjedhje me cdo kush dhe sipas tij se kjo ndodhi për shkak se Thaçi dëshiroi të jetë kryeministër për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
“Ka qenë më shumë të shpallet deklarata me qetësi para popullatës. Pse nuk ka ndodh më 2007 po 2008, ishte PDk shkaktar. Kërkuan zgjedhjet me cdo kusht. Kishim edhe zgjedhjet lokale. Definitivisht”, tha Haziri.
Ish-kryetari i Gjilanit tha se kjo është bërë prapa shpinës së LDK-së dhe AAK-së.
“Është bërë prapa shpinës së LDK-së dhe AAK-së atë kohë që ka qenë opozitë e fortë dhe në koordinim me administratën e UNMIK-ut. Vendimi ka qenë të shpallen zgjedhjet në nëntor edhe për zgjedhje për parlament dhe pushtet lokal. Ka qenë befasi. Ka qenë e planifikuar 3-6 muaj pas shpalljes së pavarësisë. Në politikë nuk falet kurgjo. Ka qenë çmimi më i madh”, - përfundoi ai.
