Haziri nga lagjia “Rruga e Ferizajt”: Zotohemi se Gjilanit do t’ia kthejmë kujdesin në investime - NACIONALE

Haziri nga lagjia “Rruga e Ferizajt”: Zotohemi se Gjilanit do t’ia kthejmë kujdesin në investime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur tubim në Gjilan, në lagjen “Rruga e Ferizajt”, ku para të pranishmëve është zotuar se Gjilanit e anamoravës do t’i kthehet kujdesi e investimet.

“Siç e dini, tash e 4 vjet as s'ka ardhur program në Gjilan e as nuk do të ketë, sepse qeveria qendrore e ka përjashtuar komunën tonë nga kujdesi në investime. Qysh i kemi lënë, ashtu kanë mbetur projektet. Asnjë guri s'kanë lëviz. E dhimbshme dhe e patolerueshme.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

E plotë:

Rruga e Ferizajt masivisht i pergjigjet thirrjes për ndryshim.

Kështu bashkë, me 9 shkurt, do ta bëjmë rikthimin e madh të LDK-së.

Siç e dini, tash e 4 vjet as s'ka ardhur program në Gjilan e as nuk do të ketë, sepse qeveria qendrore e ka përjashtuar komunën tonë nga kujdesi në investime. Qysh i kemi lënë, ashtu kanë mbetur projektet. Asnjë guri s'kanë lëviz. E dhimbshme dhe e patolerueshme.

Zotohemi se bashkë me kolegët e mi nga lista e LDK-se, Gjilanit e Anamoraves do t'ia kthejmë kujdesin ne investime. Do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore!

Ju falënderoj deri në përulje për këtë besim. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

Lajme të ngjashme