Haziri: Kushtet e Kurtit populiste, dialogu nuk mund të kushtëzohet nga asnjëra palë - NACIONALE

Haziri: Kushtet e Kurtit populiste, dialogu nuk mund të kushtëzohet nga asnjëra palë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe i caktuari nga kjo parti për bisedimet Kosovë-Serbi, në një prononcim për Gazetën Insajderi, është shprehur se dialogu nuk mund të kushtëzohet as nga Kosova e as nga Serbia. Sipas Haziri kushtet që i ka përmendur Kurti, janë populiste e për konsum të brendshëm.

“Në Bruksel ka shkuar pa kushte, e ka marrëveshjen bazë, dokumenti bazë si propozim evropian i cili ka edhe një aneks dhe parimi i negociatave është tregues i qartë që z.Kurti edhe z.Vuçiq nuk mund ta kushtëzojnë procesin dhe dokumenti si i tillë është në tavolinë për të dy palët“.

“Kështu që kushtet janë përmendur, janë për konsum të brendshëm, për nevoja politike, popullsite në Kosovë por brenda atyre katër dyerve atje bisedohet në kuadër të formatit të bisedimeve dhe dialogu nuk mund të kushtëzohet nga asnjëra palë“ është shprehur i dyti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tutje Haziri është shprehur se çfarëdo marrëveshje pa njohjen “de-jure” në qendër të saj, nuk mund të cilësohet e suksesshme.

Ne e mbështesim dialogun si proces, ka ardhë koha që njohja të jetë në qendër të kësaj marrëveshje dhe presim që kryeministri i Kosovës në këtë mandat kushteutes ta qojë deri në fund sot. Asnjë lëvizje nga ajo që është sublime për popullin e Kosovës që pavarësia është gjithçka për Republikën tonë dhe asnjë milimetër jashtë njohjes formale apo de-jure të Serbisë nuk mund të llogaritet si negociata të suksesshme”, ka thënë Haziri.

Kujtojmë se takimi ndërmjet Kurtit e Vuçiq, është paralajmëruar të filloj nga ora 15:00.

Lajme të ngjashme