Haziri: Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka - NACIONALE

Haziri: Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar rreth takimit të 2 majit që pritet të mbahen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Haziri ppërmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjysma e qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, ndërsa gjysma tjetër thotë ka.

Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Në takimin e 2 majit do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që Kurti e ka quajtur Zajednicë.” – ka shkruar Haziri.

Ai tutje thotë se për Asociacionin Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës.

Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti. Me marrëveshjen e Ohrit, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015.” – ka shkruar ai tutje.

Në fund Haziri ka thënë se me ndërmjetësin ndërkombëtar ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon ‘tradhtarë’ e ndërsa para popullit nuk ka bërë asgjë.

Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Me ndërmjetësin ndërkombëtar ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon ‘tradhtarët’ e para popullit nuk ka bërë asgjë!”

Lajme të ngjashme