Haxhiu: Zjarri në IML dyshohet se erdhi nga defektet në sistemin elektrik - NACIONALE

Haxhiu: Zjarri në IML dyshohet se erdhi nga defektet në sistemin elektrik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, nuk janë dëmtuar mbetjet mortore, mostrat, e as arkivi i këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Ajo më tej ka bërë të ditur se nga informacionet e para dyshohet se zjarri ndodhi si pasojë e defekteve në sistemin elektrik, ndonëse thotë se duhet të pritet që kjo ët konfirmohet nga ekspertët.

“Siç e dini kam njoftuar edhe publikisht dje para orës 08:00 nga Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore jam njoftuar që në ambientin e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithësisht kati i dytë është përfshirë nga zjarri sigurisht që ka qenë një shqetësim serioz jo vetëm për mua si Ministre e Drejtësisë, por poashtu edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse ndër vite ne kemi pasur informacione me të cilat pastaj mund ta ulin besimin e qytetarëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe kjo është për keqardhje”,

“…megjithatë edhe Policia edhe Prokuroria edhe Forenzika edhe ekspertet e zjarrit edhe elektroteknikës kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit . Nga vlerësimet e djeshme po ashtu edhe komunikimi që kemi pasur sot ne kemi kuptuar se janë djegur dy zyra brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore të ekspertëve mjeku-ligjor, nuk ka pasur djegie as të mostrave pra në hapësirat ku mbahen mostrat as të arkivit të Institutit të Mjekësisë ligjore dhe as të mbetje mortore dhe si mund të them fat në fatkeqësi megjithatë sigurisht që unë nuk mund të flas drejtpërdrejtë atë se çfarë mendojë në këtë situatë. Ne na duhet që të presim ekspertët të na tregojnë se cilat janë shkaqet sipas informacioneve të para nga ata dhe ato i kemi siguruar dje në orët e vona të mbrëmjes, ka pasur një defekt në sistemin elektrik, mirëpo ka diskutime për brenda vet ekspertëve dhe stafit të mjekësisë ligjore që mund të jetë shkaku prej kohës që është ndërtuar ai objekt”, tha Haxhiu.

Lajme të ngjashme