Haxhiu: VV-ja po vazhdon maskaradën e makinacioneve të bllokimit të konstituimit të Kuvendit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç e quajti ai, “maskaradën e makinacioneve të bllokimit të konstituimit të Kuvendit.”
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se gjatë seancës së sotme është bërë "gafa e radhës" nga VV ku, sipas tij, kryesuesi i seancës ka shkelur rregulloren e Kuvendit.
“Sot LVV bëri gafën e radhës, dhe kryesuesi shkeli rregulloren e Kuvendit, pasi ata që kanë shumicën në Kuvend nuk e bllokojnë konstituimin e Kuvendit te votimi i kryetarit dhe nënkryetarëve sepse nuk mund pastaj të kalojnë në hapin për krijimin e Qeverisë.” – tha ai.