Haxhiu u lutet partive opozitare: Votojeni Glauk Konjufcën
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulene Haxhiu, u është lutur partive të ish-opozitës që sot të votojnë qeverinë “Konjufca 1” dhe dokumentet që sot janë prezantuar në seancën e parë të Kuvendit.
Para fillimit të seancës së dytë, ajo ka ftuar PDK-në, LDK-së dhe AAK-në që të reflektojnë.
“Sot ju bëj lutje që të kenë qasje pozitive, që ta mendojnë interesin e shtetit dhe të jen në seance për të votuar dokumentet shumë të rëndësishme”, ka thënë ajo.
Sipas saj, ata këtë duhet të bëjnë për hir të qytetarëve të Kosovës.
“Për hir të qytetarëve, për hir të shtetit të Kosovës, le ta votojnë mandatarin, lë ta mbështesim personin e dytë më të votuar, z. Konjufca, për të cilin të gjithë kanë thënë, pa përjashtim, se është figura unifikuese”, ka thënë ajo.