Haxhiu takohet me homologun e saj kroat, diskutojnë për marrëveshjen për ekstradim - NACIONALE

Haxhiu takohet me homologun e saj kroat, diskutojnë për marrëveshjen për ekstradim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka takuar homologun e saj nga Kroacia, Ivan Malenica. Në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë kuptohet se ky takim ka ngjarë gjatë vizitës së Haxhiut në Kroaci.

Pas falënderimeve, theksohet se në takim është diskutuar edhe për marrëveshje mes dy vendeve.

“Në takim, ndër të tjera, është diskutuar për disa marrëveshje të përbashkëta, siç është Marrëveshja dypalëshe për Ekstradim si dhe për Transferimin e Personave të Dënuar, e të tjera, të cilat do të forcojnë tutje marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.” – shkruhet në njoftim.

Lajme të ngjashme