Haxhiu reagon për humbjet e Trust-it: Kurti dhe Murati duhet të përgjigjen para qytetarëve - NACIONALE

Haxhiu reagon për humbjet e Trust-it: Kurti dhe Murati duhet të përgjigjen para qytetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Çështja e humbjeve të mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUSTi), po vazhdon të jetë një ndër kritikat kryesore që po bëhet ndaj Qeverisë Kurti. Për këtë, përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu ka shkruar se Kurti, Murati, Muja dhe Kusari - Lila duhet të përgjigjen para qytetarëve, pse nuk lejuan terheqjen e mjeteve nga Trusti dhe për humbjet që i ka pësuar Trusti gjatë vitit të fundit.

"E kundërshtuan tërheqjen e 30% të Trustit në emër të sigurisë së pensioneve, sot po rrezikojnë seriozisht pensionet e qytetarëve me mos emërim të Bordit të Trustit dhe po vazhdojnë të rrezikojnë seriozisht paratë e Trustit që ato të humbasin në tregjet ndërkombëtare për shkak të paaftësisë së tyre", ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme