Haxhiu reagon pas vrasjes së gruas në Ferizaj: Ky krim duhet të marrë dënim maksimal - NACIONALE

Haxhiu reagon pas vrasjes së gruas në Ferizaj: Ky krim duhet të marrë dënim maksimal

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se ky krim duhet të marrë dënim maksimal.

“Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të jenë të pakompromisë në adresimin e këtyre rasteve.” – ka thënë ajo.

Ajo tutje është shprehur se janë në komunikim me institucionet përgjegjëse për rrethanat e këtij rasti.

“Në këto momente të vështira jemi me familjen dhe të afërmit e të ndjerës dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta!” – ka shkruar Haxhiu në fund.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme