Haxhiu që mungoi në seancat për presidentin në opozitë, kërkon “të respektohet obligimi kushtetues” - NACIONALE

Haxhiu që mungoi në seancat për presidentin në opozitë, kërkon “të respektohet obligimi kushtetues”

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë opozitare që të marrin pjesë në seancën ku pritet të provohet zgjedhja e presidentit, duke e cilësuar praninë e deputetëve si “obligim kushtetues”.

“Në një demokraci mund të ketë dallime dhe përplasje, por mendoj që ka një vijë që nuk duhet kaluar, dhe kjo vijë është respektimi i rendit kushtetues”, deklaroi Haxhiu.

Ajo e cilësoi mungesën e opozitës si veprim që prodhon pasoja direkte, duke thënë se kjo e bllokon një procedurë kushtetuese dhe e shtyn vendin drejt një krize të panevojshme.

“Unë s’jam këtu për të gjykuar motivet politike të askujt, por është detyrim i imi që të mbroj funksionimin kushtetues. Deputetët janë të obliguar që të jenë të pranishëm dhe të votojnë”, tha Haxhiu.

Lajme të ngjashme