Haxhiu: Prokuroria ta intervistojë Kusari-Lilën, në të kundërtën do të ngre padi - NACIONALE

Haxhiu: Prokuroria ta intervistojë Kusari-Lilën, në të kundërtën do të ngre padi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ku në njërën nga përgjimet me Sllavko Simiqin e Listës Serbe, dëgjohet duke i thënë “A e din bre kush është Bekim Haxhiu, Kamishi...”

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka ftuar Prokurorinë që të mirët me këtë rast dhe ta ftoj në inervistim Kusari-Lilen për të sqaruar këtë deklaratë.

I bëj ftesë Prokurorisë që të mirret me këtë rast, ta ftoj në intervistim znj. Kusari që ta sqaroj këtë deklaratë dhe bashkëpunimin e saj me terroristin Radojçiq të BIA-s serbe.” – ka shkruar Haxhiu.

Deputeti i PDK-së është shprehur se në të kundërtën është i detyruar që të ngre padi kundër Kusari-Lilës, si informatorë e aktivitetit të ish-ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror.

Në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror.” – ka përfunduar Haxhiu.

Lajme të ngjashme