Haxhiu për mosdekretimin e Kryeprokurorit nga Presidentja: E mbështes dhe e mirëpres - NACIONALE

Haxhiu për mosdekretimin e Kryeprokurorit nga Presidentja: E mbështes dhe e mirëpres

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në një konferencë para gazetarëve, ka folur për mosdekretimin e Blerim Isufajt në rolin e Kryeprokurorit të Shtetit nga Presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se e mbështet dhe e mirëpret mosdekretimin e tij

“Mbështes dhe mirëpres letrën e presidentes Osmani për mosdekretimin e z. Isufaj si kryeprokuror i shtetit. Arsyet për këtë i ka përmendur edhe në letër presidentja Osmani. Kryeprokurori i shtetit ka mandat shtatë vite dhe sigurisht që ky proces duhet të jetë transparent, meritor dhe jo të ndikojnë grupet e interesit apo individë përbrenda sistemit, në mënyrë që të sjellin një rezultat që dihet para se të ndodhë ai. Prandaj, ne mbështesim, unë mbështes presidenten Osmani në letrën që e ka adresuar”. – ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se nuk ka bazë ligjore që të dërgohet përsëri emir i Isufajt. Por, procesi duhet të kthehet në pikën zero.

“Propozimi i njëjtë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka bazë kushtetuese e as ligjore. Këshilli Prokurorial nuk e di se ku është bazuar kur e ka dërguar emrin e njëjtë te presidentja Osmani, sepse ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe do të kthehet në pikën zero”, tha Haxhiu.

Lajme të ngjashme