Haxhiu: Miratimi i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme garanci për drejtësi - NACIONALE

Haxhiu: Miratimi i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme garanci për drejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook në lidhje me miratimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ajo ka falënderuar deputetët që e votuan në lexim të dytë këtë projektligj, duke u shprehur se kjo byro do të jetë garanci për drejtësi, sidomos në luftën kundër korrupsionit.

Kujtojmë se përveq Vetëvendosjes “pro” këtij Projektligji ka votuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shkrimi i ministres Haxhiu:

Falendëroj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e miratuan në lexim të dytë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Opinionet e Komisionit të Venecias janë garanci e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Byrosë. Ndërkaq vet ky institucion është garanci e vendosjes së drejtësisë për luftimin e intensifikuar të korrupsionit zyrtar duke i konfiskuar të mirat e përfituara paligjshëm nga të gjithë keqpërdoruesit e fondeve dhe pasurisë publike.

I falënderoj të gjithë akterët e përfshirë në përgatitjen e këtij Projektligji që shënon përmbushjen e një zotimi shtyllë të Qeverisë Kurti.

Lajme të ngjashme