Haxhiu me standarde të dyfishta: Ndërpreu Haradinajn kur kërkoi llogari për financimin e “zagarëve”, por jo Kurtin kur mediat i quajti “argatë” të Serbisë - NACIONALE

Haxhiu me standarde të dyfishta: Ndërpreu Haradinajn kur kërkoi llogari për financimin e “zagarëve”, por jo Kurtin kur mediat i quajti “argatë” të Serbisë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka përdorur standarde të dyfishta gjatë drejtimit të seancës së sotme parlamentare. Haxhiu, e cila së shpejti do të bëhet edhe ushtruese e detyrës së presidentit, nuk e ka trajtuar në mënyrë të barabartë liderin e AAK-së, Ramush Haradinajt dhe kryeministrit e Kosovës, Albin Kurti.

Nën pretekstin e “gjuhës jo parlamentare”, ajo ia ka ndërprerë fjalën liderit të AAK-së, që kërkoi llogari për financimin e “zagarëve” dhe jo shefit të saj, i cili përdori gjuhë fyese ndaj mediave të Kosovës.

Për kryeparlamentren ishte problematike përdorimi i termit “mashtrues” nga Haradinaj, por nuk ishte i tillë përdorimi i termit “argat të Serbisë” për mediat.

Nga ky veprim shihet se cila do të jetë qasja Haxhiut në drejtimin e Kuvendit gjatë kësaj legjislature.

Çka thanë Haradinaj dhe Kurti?

Me ta marrë fjalën në seancën e sotme, lideri i AAK-së filloi kritikat ndaj kryeministrit Kurti, duke e quajtur mashtrues.

Edhe sot erdh mashtruesi, me mashtrim ideal. Po ju tregoi që na mashtroi folësi paraprak”, theksoi Haradinaj.

Pa e filluar ende mirë fjalimin Haradinaj, i ka ndërhyrë kryeparlamentarja Haxhiu, duke i thënë që të ketë kujdes me fjalorin.

Haradinaj i tregoi të pares së Kuvendit që fjala “mashtrim” nuk është fjalë fyese.

Ju lutem, mashtrimi nuk është fyerje. Sot ndodhi një mashtrim në këtë foltore dhe po du e e demsku këtë mashtrim”, ka thënë Haradinaj.

Me pas, Haradinaj i kërkoi llogari Kurtit për financimin e “zagarëve”.

Këta të fundit, sipas tij, po fyejnë shqiptarë.

E para, kolega që foli para meje është qe sa vjet në pushtet, mban përgjegjësi për çmimet, për vjedhjen në energji, për faturat, nuk mundeni mi ik kësaj përgjegjësie. Oligarkët tu po shesin e po blejnë energji. E dyta, thotë po financohen mediat me thasë. Dëgjone çka po thotë: ‘mediat po financohen me thasë’. ky shpenzon më së shumti pare duke ushqy zagarë me fy shqitparë”, ka thënë Haradinaj.

Një gjë të tillë nuk e duroi kryeparlamentarja Haxhiu. Ajo i kërkuar regjisë të ia ndal fjalën ish-kryeministrit Haradinaj.

“Urdhri” i Haxhiut i zbatuar menjëherë nga regjia dhe fjala Haradinajt i ndalë në minutën e dytë të adresimit të tij.

Kështu Haradinajt iu lejua të flas nga foltorja e Kuvenit vetëm 1 minutë e 14 sekonda.

Megjithatë, Haradinaj nuk u dalë. Fjalimin e tij para deputetëve, pa mikrofon, e vazhdoi edhe për një minutë.

Kaq rigoroze Haxhu nuk ishte me shefin e saj, Albin Kurti, i cili kishte folur para Haradinajt.

Ndonëse Kurti përdori gjuhë fyese ndaj mediave, Haxhiu nuk i ndërhyri kryeministrit Albin Kurti.

Madje, ajo as nuk ia tërhoqi vërejtën Kurtit ani pse ai i quajti media “argat” të Serbisë.

Nëse shteti duhet të jetë i drejtë në ekonomi, duhet të jetë po aq i drejtë në hapësirën publike. Këtu hyn në tjetër çështje që nuk mund të anashkalohet. Mediat. Një demokraci jeton nga fjala e thënë. Kjo duhet të jetë e lirë për të qenë e vlefshme. Fjala nuk mund të jetë e lirë nëse është e kapur nga interesa të fshehta. Raportimet për thasë parash janë kërcënim për integritetin e debatit publik. Sepse kur paraja hyn në mënyrë të padukshme, ajo blen ndikim, orienton narrativen, deformon perceptimin e qytetarit”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, mediat në Kosovë po i bëjnë argatin Serbisë.

Një qytetar i dezinformuar nuk është i lirë, është i manipuluar. Ky manipulim po vjen nga armiqtë tanë, dhe po gjejnë argatin e tyre brenda vendit tonë. Ne nuk kemi asnjë interes të kufizojmë mediat. Por pavarësia nuk mund të ndërtohet mbi fshehtësi që financojnë shpifjen dhe dezinformimin, liria editoriale është e garantuar, por duhet të jetë me transparencë të financimit.Kush flet, nga kush financohet, me çfarë burime flet. Nëse secili biznes jep përgjegjësi për financat, mediat duhet të jenë në të njëjtin nivel të përgjegjësisë. Nëse në diktatura kontrollohen rezultatet, sot nga oligarkia ka rrezik të kontrollohen premisat. Grupet e interesit nuk e prekin lirinë e shprehjes, ato kontrollojnë ekonominë e medias”, ka thënë Kurti.

Vitin e kaluar, kur VV-ja nuk i kishte votat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, partitë opozitare në dhjetëra seanca nuk ia kishin dhënë votën Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Derisa PDK dhe AAK i kërkon VV-së që të propozonte një kandidat tjetër për kryeparlamenatr, ato argumentonin se Haxhiu nuk është e denjë për këtë post.

Këto parti pretendonin se Haxhiu është përçarëse nuk do të mund të drejton Kuvendit në mënyrë objektive.

Lajme të ngjashme