Haxhiu: Kurti po shëtitet kot nëpër ShBA, është vizitë turistike
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në emision “Dpt”, e ka quajtur turistike vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA.
Haxhiu ka shtuar se nuk është e rëndësishme kjo vizitë, pasi që tema kryesore në Kosovë është Trusti.
“Mendoj se tema kryesore në Kosovë sot është Trusti dhe jo vizita e kryeministrit ose me thënë turizmi i kryeministrit në SHBA”, tha Haxhiu.
Ai është sqaruar se pse po e quan “turistike”, ketë vizitë.
“Turizëm sepse s’po shohim takime për çka e ka mandatin me përfaqësuar Kosovën në nivelin shtetëror. Deri më tani vetëm shëtitje”, tha Haxhiu.
Deputeti haxhiu, e ka ftuar Kurtin, që të kthehët në Kosovë pasi që kriza ekonomike e ka kapluar vendin.
“Unë e ftoj që të mos shëtitet kot në Amerikë por të vijë në Kosovë dhe të punojë aty ku e ka marrë mandatin, sepse kriza ekonomike e ka kapluar vendin. Çmimet po rriten dhe s’ka veprime të qeverisë për të ndihmuar qytetarët”, tha ai.