Haxhiu: Duhet konsultim ndërmjet partive politike për të gjetur zgjidhje - NACIONALE

Haxhiu: Duhet konsultim ndërmjet partive politike për të gjetur zgjidhje

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja/ministrja Albulena Haxhiu ka thënë se duhet të konsultohen me partitë politike për të gjetur zgjidhje. Kjo pasi Kuvendi ndërpreu sërish punimet, pasi Kryesuesi Dehari tha se s’ka pajtim ndërmjet partive.

Dehari e ndërpreu seancën sepse s’kishte pajtim në takimin konsultativ. Për ta gjetur një zgjidhje duhen konsultime ndërmjet partive politike. Unë isha e pranishme në këtë takim, bashkë me mua znj.Kusari-Lila. Ne si parti politike duam ta korigjojmë gabimin e Kuvendit të Kosovës, duke pasur parasysh se as me rregulloren e Kuvendit të Kosovës nuk është e paraparë një situatë të tillë.” – tha ajo.

Lajme të ngjashme