Haxhiu bën fushatë duke sulmuar rëndë prokurorët: E lanë vetëm sot policinë, s’kanë vend në Prokurori - NACIONALE

Haxhiu bën fushatë duke sulmuar rëndë prokurorët: E lanë vetëm sot policinë, s’kanë vend në Prokurori

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulme të rënda ndaj prokurorëve vendorë ka bërë gjatë fushatës zgjedhore, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Podujevë, për të cilët thanë se “sot lanë vetëm Policinë e Kosovës” në një aksion qeveritar për mbylljen e disa zyreve të strukturave paralele serbe.

Haxhiu tha se “u çoj mesazh nga këtu” prokurorëve se “ata që nuk angazhohen do të japin përgjegjësi” dhe se “vendi i tyre nuk është në prokurori”.

“E përshëndesim policinë dhe ministrin Sveçla. Falemnderit policisë për këtë angazhim që s’e kemi parë asnjëherë më parë. Por, të dashur qytetar policia sot u la vetë nga policia, thanë që ne s’kemi dorë në mbylljen e këtyre strukturave”, tha Haxhiu.

“Por u çojmë mesazh, që ata prokurorë që nuk guxojnë le të shkojnë. Sepse vendi i tyre nuk është në prokurori, le të shkojnë në shpi, duhet me dhanë përgjegjësi. Do të angazhohemi maksimalisht, që të gjithë prokurorët që nuk angazhohen të japin përgjegjësi”, tha ajo.

Lajme të ngjashme