Haxhi Avdyli ngacmon PDK-në: Nuk besoj që ofenduan shkaku i ndaljes së targave dhe kontrabandës në veri
Deputeti i partisë Guxo brenda grupit parlamentar të VV-së, Haxhiu Avdyli, ka ngacmuar deputetët siç thotë ai “kryesisht” të PDK-së.
Avdyli ka thënë se nuk beson që nervoza, sharjet dhe provokimet nga depuetët PDK-së në Kuvendin e Kosovës po bëhen për shkak të ndaljes së tabelave ilegale dhe ndaljes së kontrabandës.
“Si asnjëherë më parë, sot në Kuvendin e Kosovës, ka pasur nervoz, sharje e provokime nga kolegët tanë kryesisht nga PDK-ja. Nuk besoj që kjo nervoz po vie që u ndalën tabelat ilegale KM e as që u mbyllen rrugët e kontrabandës në veri.”, ka shkruar Avdyli në rrjetin social “Facebook”.
Ndryshe gjatë seancës të së enjtës në Kuvendin e Kosovës, pati debat të ashpër mes pushtetit dhe opozitës, të cilët eskaluan më sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit.
