“Hau, hau”, “Ke tu më hangër” – Rrëfimi i certifikuesit për presionin nga Ministria për ta nënshkruar pranimin e grurit që mungonte - NACIONALE

“Hau, hau”, “Ke tu më hangër” – Rrëfimi i certifikuesit për presionin nga Ministria për ta nënshkruar pranimin e grurit që mungonte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përgjimet e publikuara nga gazeta Nacionale sot, zbardhin në detaje skandalin me blerjen e grurit në rezervën shtetërore.

Enver Hajrullahu është një certifikues i cili tregon për presionet që ka pasur për ta nënshkruar kontratën e grurit. Kjo pavarësisht se sipas shpediterëve mungonin 9 tonë grurë.

Ai në një moment thotë se ministrja iu drejtua me tone të ashpra: “Ke tu më hangër”.

“Çfarë toni ministrja, ke tu m’hangër. Unë e kam dhënë arsyetimin, qëy letra më 26 qershor. Unë i kam thanë nuk e paguaj për qëetë punë, për qetë punë. Ky shpediteri, thojke mungojnë 9 tonë, këta mungojnë pak më shumë. Nuk po di cilit me i besu”, thotë Enver Hajrullahu në incizimet e publikuara nga Nacionale.

Këtu kishte ndërhyrë edhe AKI-ja por edhe drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili, që sot është guvernator në Bankën Qendrore të Kosovës.

Lajme të ngjashme