Hashim Thaçi telefonon familjen e Afrim Bunjakut - NACIONALE

Hashim Thaçi telefonon familjen e Afrim Bunjakut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se sot me bashkëluftëtarë kanë vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, policit që u vra të dielën.

Lushtaku ka publikuar pamje nga kjo vizitë, ku shihet se i pranishëm ka qenë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ky i fundit ndërkaq, sipas Lushtakut, ka telefonuar familjen e Bunjakut, të cilët i ka ngushëlluar.

“Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut.” – ka shkruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme