Hasani: Presioni për Asociacionin para KiE, mosbesim i aleatëve ndaj Kurtit personalisht
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se presioni i fundit i shtuar ndaj Kosovës dhe ndërlidhja e Asociacionit me Këshillin e Evropës, ka të bëjë kryekëput me mosbesimin e aleatëve ndaj kryeministrit Albin Kurti – personalisht.
“Është poshtëruese për ne, për një arsye. Ideja, kërkesa që ka lindë me kaq intensitet ka të bëjë me mosbesimin që paraqitet ndaj personit të Kurtit sa i përket zotimit të realizimeve ndaj obligimeve që janë marrë.
Ne kemi pa, nga ai në mënyrë të vazhdueshme në pjesën dërmuese, sa ka qenë akoma diskrejt statusi, që është thënë se po përpilohet, ka thanë bane se mu nuk më lanë, kur është bë publik është thënë se nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
Tash, kjo ashpërsi me të cilën që po e përsëris se është poshtëruese, sepse ndodh megjithë letrën e Vjosës, Glaukut dhe Kurtit, pa asnjë dyshim është për shkak të mosbesimit ndaj Kurtit”, thotë Hasani për emisionin Konfront të KTV-së.
Ai ka thënë se aleatët, nuk po i besojnë kryeministrit Kurti, megjithë letrën e zotimit për Asociacionin.
“Ajo cka patë për shembull ju. Sigurisht që cmimin do e paguajmë edhe ne.
Po ju them një cështje, prej kur janë bë njohjet e para në mesin e shekullit 17, njohja e Zvicrës, Portugalisë dhe Holandës deri te njohjet e fundit Kosovës dhe Sudanit, gjithmonë pikë referimi është sa i zbaton ai shtet marrëveshjet.
Është ligj ndërkombëtar, nuk ka lidhje me Ballkan.
Kryeministri me muaj të tërë ka thënë se nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, do i japim vërejtjet tona, gjithmonë është mendu se vërejtjet jepen kur shkon në Kushtetuese se ato nuk jepen në hava.
Thotë jemi zotu, që pas nënshkrimit të marrëveshjes, por në letrën që e dërgojnë me Vjosën dhe Glaukun, e thonë se pa kusht do ta bëjmë.
Marrëveshja, letra që ky i ka thënë se pa kusht do të zbatohen me pranimin e Kosovës në KiE, do të zbatohet Marrëveshja dhe Aneksi i Ohrit, edhe ai është zotim me shkrim që e kanë nënshkru të tretë.
Mosbesimi është ky, që deri këtu, ata, nuk po them unë, por shihet në bazë të diskursit, i kanë ndërru fjalët kohë pas kohe, sa i përket cështjes së zbatimit.
Asnjë fjalë në Ohër dhe Bruksel nuk i ka thënë për draft statutin.
Në momentin kur ka ardhë draft statuti është dashtë me dalë me thanë që ky qenka katastrofë.
Është thënë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
Kjo sot cka thotë është irelevante, përkatësisht ka cmim, cmimi i parë është që unë prapë du me besu që KiE, meqë nuk është në rend dite, munden me vendosë edhe pas disa muajve kurdoqoftë që ka garancione dhe mbeten me u pa, se akoma më keq është mos me u futë në rend dite edhe mos me u votu.
Gjithmonë ma mirë është mos me hy në rend dite e mos me u votu.
As raporti i Bakojanis nuk e kërkon si kusht, ajo është e qartë, shtetet që janë boshte, po të ishte Rusia akter i marrëdhënieve ndërkombëtare sic ka qenë një kohë të gjatë, u kriju një hapësirë për ne, që nuk është se ditëm me e shfrytëzu sic duhet”, thotë Hasani.