Hasani: Norvegjia humbi territor në Grenlandë sa dhjetë Kosova nga një fjalë goje - NACIONALE

Hasani: Norvegjia humbi territor në Grenlandë sa dhjetë Kosova nga një fjalë goje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas Enver Hasanit, profesor i së drejtës ndërkombëtare, marrëveshja e nënshkruar në Bruksel, si dhe marrëveshja për aneksin zbatues të arritur në Ohër të shtunën, kanë pasoja ligjore për palët edhe pse nuk është nënshkruar.

Ai përmendi shembullin e Norvegjisë, ku territori i shtetit norvegjez në Grenlandën Lindore humbi për shkak të një "fjalë goje" nga ish-ministri i Jashtëm i vendit, Nils Claus Ihlen.

Sipas Konventës së Vjenës, tha Hasani, përderisa njëri nga krerët e shtetit e ka pranuar marrëveshjen gojarisht, nuk ka rëndësi nëse është nënshkruar apo jo.

“Për sa i përket prodhimit të efektit juridik. A e dini se me një fjalë goje të ministrit norvegjez Ihlen, quhet rasti Ihlen, Norvegjia e ka humbur Grenlandën, ishullin më të madh në botë, d.m.th., pjesa lindore e Grenlandës të cilën e kishte Norvegjia i bjen sa dhjetë Kosova. Me fjalë goje është mbyllur, gjyqi ka vendosur se është marrë detyrim.” - ka thënë Hasani në emisionin "Interaktiv" në KTV.

Lajme të ngjashme