Hasa: Cili është dallimi mes vrasjëve të serbëve me ato të burrave shqiptarë - NACIONALE

Hasa: Cili është dallimi mes vrasjëve të serbëve me ato të burrave shqiptarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivistja për të drejtat e grave, Gresa Hasa, ka krahasuar femicidin në dy shtetet shqiptare me spastrimin etnik të kryer nga serbët në Kosovë dhe Bosnjë gjatë luftës.

Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se nuk kanë dallim vrasjet dhe përdhunimet që kryhen në baza etnike nga ato në baza gjinore.

Cili është dallimi mes vrasjes/përdhunimit për shkak të identitetit kombëtar dhe vrasjes/përdhunimit për shkak të identitetit gjjnor”, ka pyetur Hasa.

Gratë shqiptare në Kosovë apo gratë boshnjake në Bosnjë dhe Hercegovinë janë targetuar, përdhunuar e vrarë nga ushtria e Millosheviçit, si shqiptare apo boshnjake në kuadër të fushatës gjenocidiale të spastrimit etnik të shqiptare/ëve dhe boshnjake/ëve në territorin e ish-Jugosllavisë:, vazhdon ajo me tej.

Aktivistja ka shtuar se vendet shqiptare kanë nëvojë për politika konkrete progresiste dhe feministe për t’i parandaluar vrasjet dhe dhunën ndaj grave.

Postimi i saj i plote:

Cili është dallimi mes vrasjes/përdhunimit për shkak të identitetit kombëtar dhe vrasjes/përdhunimit për shkak të identitetit gjjnor?

Gratë shqiptare në Kosovë apo gratë boshnjake në Bosnjë dhe Hercegovinë janë targetuar, përdhunuar e vrarë nga ushtria e Millosheviçit, si shqiptare apo boshnjake në kuadër të fushatës gjenocidiale të spastrimit etnik të shqiptare/ëve dhe boshnjake/ëve në territorin e ish-Jugosllavisë.

Gratë sot në Kosovë apo Shqipëri po përdhunohen e vriten në masë nga bashkëshortët e tyre apo familjarët e tjerë meshkuj pranë tyre. Këta kriminelë janë qytetarë shqiptarë. Ata po na vrasin si burra, që veten e konsiderojnë në pozitë superiore ndaj nesh; si burra mizogjinë që gruan e trajtojnë si plaçkë, pronë të tyren.

Këtu s’ka vend për nacionalizëm por për politika konkrete progresiste dhe feministe, që për qëllim kanë ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes institucionale ndaj vajzave dhe grave; marrjen e masave ndaj dhunuesve përpara se ata të shndërrohen në vrasës; forcimin dhe zgjerimin e programeve sociale; strehimin me të gjitha kushtet të grave dhe fëmijëve që rrezikohen nga dhuna; trajnim dhe edukim feminist të personelit mjekësor, arsimor, policor, gjyqësor etj.; integrimin e Edukatës Seksuale, të aprovuar nga një trup shkencor feminist, në të gjitha ciklet arsimore; punë të veçantë me të mbijetuarat e dhunës dhe dhunuesit nga ana tjetër. Vetëm kështu mund të ketë shpresë se dhuna patriarkale mund të mbahet nën kontroll e të tkurret në terma afatgjatë.

Dëgjojini gratë! Përfitoni nga mendimet, përvoja dhe ekspertiza e tyre. Çfarë po ndodh është masakër! Asnjë hapësirë nuk është e sigurt për ne. Jemi gra, pastaj shqiptare: armikun e kemi në shtëpi, shkollë, punë, rrugë etj.

Lajme të ngjashme