Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë: Votoni edhe ju - NACIONALE

Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë: Votoni edhe ju

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në vendlindje, në Gllogjan, së bashku me nënën e tij, Rukë Haradinaj.

Pas votimit, Haradinaj ka shpërndarë një mesazh përmes rrjeteve sociale, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Bashkë me Nanën Rukë votuam në Gllogjan. Votoni edhe ju! Me votën tuaj vendosni për Kosovën e për vitet që vijnë,” ka shkruar ai.

Procesi i votimit në të gjithë vendin po vazhdon, ndërsa qytetarët e Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme