Haradinaj voton bashkë me familjen, i fton qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka votuar në një shkollë në Prishtinë në shoqërinë e gruas dhe fëmijve të tij.
Në fjalën e tij, Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë.
“Ka fillu mirë, informatat janë që në gjithë vendit ka filluar mirë, me përjashtim me votimin me kusht ka disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë, unë dhe Anita votuam këtu. Nana Rukë ka shku me votu në Deçan. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me dal me votu. Votua e juaj ka vlerë vetëm në kuti, Kosova ka nevojë për votën e juaj” – ka thënë Haradinaj.