Haradinaj viziton policin e plagosur në veri
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar policin e plagosur dje në veri të Kosovës.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Ekrem Nezirit, policit të plagosur në veri, i ka uruar shërim të shpejtë.
“Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë”, ka shkruar Haradinaj.
"Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë", vazhdon me tej Haradinaj.
Kujtojmë që Neziri u plagos dje në veri të Kosovës gjatë patrullimit në atë pjesë të Kosovës. Polici u godit në krahror, teksa sot gjatë ditës pas një intervenimi në QKUK i është hequr plumbi nga krahrori.