Haradinaj vazhdon vizitën në Amerikë: Takohet me senatorin Rounds - NACIONALE

Haradinaj vazhdon vizitën në Amerikë: Takohet me senatorin Rounds

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje është takuar së fundmi me senatorin Mike Rounds. Sipas Haradinajt, senatori Rounds ka rëndësi të madhe për forcimin e bashkëpunimit me Kosovën në punë të jashtme dhe ushtri.

POSTIMI:

Marrëdhënia bilaterale me ShBA-të dhe bashkëpunimi për siguri dhe mbrojtje është avancuar falë angazhimit të miqve tanë.

Një nga ta është edhe Senatori Mike Rounds me të cilin sot zhvillova sot një takim pune në Ëashington. Roli i tij si anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe i Komitetit për Ushtrinë në Senatin amerikan është ndihmesë e madhe në forcimin e mëtejmë në këto dy fusha me rëndësi për Kosovën.

Në takim kërkova mbështetjen e vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO! Po ashtu, ritheksova përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik dhe afatgjatë.

Lajme të ngjashme