Haradinaj uron Ditën e Pavarësisë së ShBA-ve: 4 korriku të shpallet festë shtetërore në Kosovë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj ka thënë se Amerika është insprim për ne.
Ai ka kërkuar që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore në Kosovë.
“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore.” – ka shkruar Haradinaj duke ia bashkëngjitur një fotografi nga zyrat e AAK-së në të cilat është vendosur flamuri i Amerikës.
Shkrimi i tij:
