"Të mbahen zgjedhjet lokale në veri", Haradinaj tregon tri objektivat e Kosovës pas marrëveshjes së Ohrit - NACIONALE

"Të mbahen zgjedhjet lokale në veri", Haradinaj tregon tri objektivat e Kosovës pas marrëveshjes së Ohrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar për 3 objektivat që Kosova duhet t’i arrijë siç shprehet Ai, qysh në fazën e parë, pas marrëveshjes së Ohrit.

Sipas Haradinajt, Kosova duhet të arrië partenritetin për paqe, si fazë e parë e anëtarësimit në NATO. Të rikthehet në agjendën evorpiane, duke e rikthyer procesin e njohjeve të reja, si dhe objektivë tjetër me rëndësi sipas Haradinajt është rikthimi i rednidt dhe ligjit në veri të vendit, duke specifikuar se duhet të mbahen zgjedhjet lokale atje.

Kujtojmë se në një takim ndërmjet Listës Serbe dhe Ambasadorit të ShBA-ve, nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u paralajmërua se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në veri të vendit që pritet të mbahen më 23 prill.

Postimi i plotë i ish Kryeministrit:

Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t'i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO;

Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe;

Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!

Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit!

Lajme të ngjashme