Haradinaj: Sot më shumë se kurrë, Kosovës i nevojitet një qasje unifikuese për të marrë vendime të mëdha
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka vështirësi të shumta. Në një takim me strukturat e AAK-së në Gjilan, Haradinaj ka thënë se ky qytet i ka dhënë shumë lirisë dhe ngritjes së shtetit në fillimet e historisë.
Haradinaj vazhdoi duke thënë se Kosova duhet të ketë një figurë unifikuese për ta ndihmuar të marrë vendime të rëndësishme me partnerët tanë dhe SHBA-në në anën e saj.
"Si Kosovë, para nesh kemi shumë sfida. Viti që e lamë pas, ishte me shumë sfida dhe veprime të pamatura. Sot më shumë se kurrë, Kosovës i nevojitet një qasje unifikuese për të marrë vendime të mëdhaja bashkërisht me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti." - shkroi Haradinaj në Facebook mes tjerash.
Postimi