Haradinaj për Sabahajdin Cenën: Ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reguar për vdekjen e profesorit dhe eprorit të UÇK-së, Sabahajdin Cena.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Cena ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e intelektualit dhe atdhetarit të madh, Prof. Dr Sabahajdin Cena! Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit.Trimëria dhe vendosmëria e tij deri në vetëmohim, do të kujtohet gjithmonë në historinë tonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.
Ai tutje ka ngushëlluar familjarët e Cenës, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të Rahovecit.