Daut Haradinaj: Pas marrëveshjes, vendi duhet të shkojë në zgjedhje - NACIONALE

Daut Haradinaj: Pas marrëveshjes, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Nuk është përfekt, por është i pranueshëm”, kështu e ka komentuar planin franko-gjerman, anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

I ftuar te Intervista e Buzhalës, Haradinaj ka thënë se, megjithatë plani do të ketë pasoja, dhe këtë duhet ta dinë të gjithë.

“Nuk është perfekt po është i pranueshëm. Do të ketë pasoja. Ata që thonë Albinit s’ia nin, le ta dinë që Kurti s’ është duke vendosë për vetëveten.”

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Berat Buzhala nëse në përfundim të marrëveshjes, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë është e nevojshme.

“Gjithë ka zgjedhje. Epilogu i marrëveshjeve të mëdha janë zgjedhjet. Është normale. Me kanë vetë n’pozitën e Albinit e çoj vendin në zgjedhje,”- ka thënë ai.

Ndër të tjera Buzhala dhe Haradinaj kanë komentuar edhe të kaluarën e kryeministrit, duke përmendur faktin se Kurti nuk i ka fituar zgjedhjet duke përmendur ndonjë marrëveshje.

“Janë bo dy-tre albina, dallojnë veç në kohë. Mirë që ka refelektu e ka pa që po bojka flamuri i Kosovës, himni i Kosovës,”- ka thënë Haradinaj, ndërsa ka folur edhe për ligjin e pagave, të cilin e ka cilësuar një shpërdorim të mundësive.

“Ligji i pagave është shpërdorim i mundësive, i ka rrit disa pozicione, po i shkatërron ato vitale, sidomos drejtësia,”- ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme