Haradinaj pas sulmit në Shtërpcë: Është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur në Shtërpcë, ku dy të rinjve kanë mbetur të plagosur.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se plagosja e dy të rinjve është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm.
“Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe per motivet e saj”, ka shkruar ai.
Kreu i AAK-së ka bërë apel tek familjarët dhe serbët lokal që të mos bijnë pre e propagandës.
“Gjithashtu, apeloj te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t'i japin konotacion politik! T'i japim kohë drejtësisë që t'i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!”, ka shkruar Haradinaj.
