Haradinaj për Kurtin: Tik tak tik tak po i han fjalët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se si qeveri e pranojnë planin franko-gjerman.
Në lidhje me këtë ka reaguar anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kurti po nuk po i mbanë fjalët e tij.
“Po besoj që po bindeni tash, që Albini po i ndërrojka fjalët! Tash po i thotë PO planit franko-gjerman. Tik tak tik tak po i han fjalët”, ka shkruar Haradinaj.
