Haradinaj kujton Ismet Jasharin dhe bashkëluftëtaret e tij - NACIONALE

Haradinaj kujton Ismet Jasharin dhe bashkëluftëtaret e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-komandantin e UÇK-së, Ismet Jashari Kumanova dhe bashkëluftëtarët e tjerë të cilët kanë rënë në ofensivat e gushtit 1998.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se respekti për sakrificën e dëshmorëve do të jetë i paharruar.

Në 25-vjetorin e rënies, kujtojmë prijësin e strategun Ismet Jashari Kumanova dhe bashkëluftëtarët e tjerë të rënë në ofensivat e gushtit 1998, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj e Zenun Mataj. Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i paharruar në kujtimin e brezave. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme