Haradinaj kritikon Kurtin: Është ditur që kursi i tij do të sjellë konflikt
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se kursi i Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, ka qenë i ditur se do të dërgojë në konflikt.
“Kursi që ka marrë Qeveria Kurti dhe vetë Albin Kurti me mos bërjen palë të amerikanëve që nga koha e tabelave e në vazhdimësi ka qenë e ditur që do ta sjellë situatën në një konflikt, për fat të mirë konflikti nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodhë”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.