Haradinaj: Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese - 137!
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se me Aleancën në Qeveri, “Kosova do të jetë pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit”.
Kreu i kësaj partie publikoi fotografi nga pjesëmarrje e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve në tubimet e AAK-së.
"Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin. Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese – 137!”, shprehet Haradinaj.
(Hapësirë speciale e sponzorizuar)