Haradinaj këshillon Kurtin: Mos e ngushtoni vetën me këto video
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në T7 rreth videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku sulmohen pushtetet e kaluara.
Haradinaj beson se “forja” e Kurtit me video nuk zgjidh problemet në Kosovë.
Sipas tij, Kurti e ka sjellur veten, partinë e tij dhe Kosovën në qorrsokak.
“Këshilla ime për Kurtin dhe kolegët e tij mos e vetngushtoni veten me këto video, Kurti e ka sjell veten, partinë e tij, për fat të keq edhe Kosovën në qorrsokak. Është në një qoshe mjaftë e rrezikshme për veten, për partinë e tij edhe për Kosovën. Propozimi i Amerikës për tabela për Kurtin, nuk ka qenë për Amerikën, por ka qenë për me ec Kosovën pa pasoja të reja deri në marrëveshje, vetëm për këtë arsye.” - tha Haradinaj.
Ish-kryeministri tha se veprimet e Kurtit të njëanshme shkaktuan pasoja, që sipas Haradinajt nuk po flitet për marëveshjen finale, po për Asociacionit.
